Haradinaj në Skenderaj: Vota për president është referendum për një atdhe të sigurt

Haradinaj në Skenderaj: Vota për president është referendum për një atdhe të sigurt

Zgjedhjet 2021 February 04, 2021 - 13:05

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë në Skenderaj.

Pas kësaj vizite, Haradinaj theksoi se vota për president është referendum për një atdhe të sigurt dhe se ka obligim që të qëndroj i palëkundur për të ardhmen e Kosovës.

“Vota për President është referendum për një Atdhe të sigurt dhe të integruar në struktura euro-atlanatike dhe është obligim për mua që të qëndroj i palëkundur për të ardhmen e Kosovës ashtu siç e duam të gjithë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Gjatë vizitës në Skenderaj, Haradinaj takoi strukturat e Aleancës ku tha se “është për t’u krenuar me punën e tyre të palodhshme në kohët kur vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë për energji të tilla që tregojnë vendosmëri në rrugën tonë drejt fuqizimit të shtetit dhe së ardhmes tonë”. /Zëri