Lushtaku: Ata që i janë gëzuar burgosjes së çlirimtarëve nuk kanë vend në Drenicë

Lushtaku: Ata që i janë gëzuar burgosjes së çlirimtarëve nuk kanë vend në Drenicë

Zgjedhjet 2021 February 03, 2021 - 22:58

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka pasur një porosi për ata, që sipas tij, po i gëzohen burgosjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Gjatë një tubimi të PDK-së në Skenderaj ku ka marrë pjesë edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, Lushtaku ka thënë se janë disa liderë politikë që janë gëzuar arrestimit të ish-udhëheqsve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ai ka pasur një porosi për këta liderë, duke thënë se liderë të tillë nuk kanë vend dhe as vota në Drenicë, transmeton Zeri.info.

"Janë disa liderë politik që i gëzohen burgosjeve të clirimtarëve të Kosovës, por unë mendoj që e kanë gabim shumë dhe ne ju themi atyre sot nga këtu, nga Drenica që unë dhe PDK do të dalim të parët me çdo kusht. Ata që i janë gëzuar burgosjes së çlirimtarëve nuk kanë vend në Drenicë, nuk ka vota në Drenicë. Ata që vijnë në Drenicë dhe e blindojnë me polici dhe njësi speciale të Kosovës nuk kanë vend në Drenicë, nuk ka vota për ta në Drenicë", tha Lushtaku./Zëri