Nisma akuzon Enver Hoxhajn se në librin e tij mohon gjenocidin serb në Kosovë
Zgjedhjet 2021
February 03, 2021 - 19:22
Nisma Socialdemokrate ka postuar një video neë llogarinë e saj në "Facebook", që lidhet me luftën në Kosovë.
Përmes kësaj, Nisma ka akuzuar kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj se ka mohuar gjenocidin serb në luftën në Kosovë.
Sipas tyre, Hoxhaj këtë e ka bërë në librin e tij “Ndërtimi i Shtetit, Politika e Jashtme e Kosovës", ku ai gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë e cilëson vetëm si një "përpjekje për gjenocid".
Postimi i plotë i Nismës Socialdemokrate: