Komuna e Prishtinës gjobit PDK-në me dy mijë euro për tubimin në lagjen “Kodra e Trimave”

Komuna e Prishtinës gjobit PDK-në me dy mijë euro për tubimin në lagjen “Kodra e Trimave”

Zgjedhjet 2021 February 03, 2021 - 16:44

Komuna e Prishtinës vazhdon me gjobitjen e subjekteve politike për shkeljen e masave ndaj koronavirusit.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në "Facebook", ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro për tubimin në lagjen "Kodra e Trimave".

"Askush mbi ligjin! Gjobë për tubim në lagjen Kodra e Trimave", ka shkruar ai./Zëri