PZAP-i del me një njoftim për votuesit jashtë Kosovës
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dalë me një njoftim për votuesit jashtë Kosovës.
Përmes një postimi në “Facebook”, PZAP-ja ka bërë të ditur se në rrjete sociale po qarkullon një informacion zyrtar i postuar nga individ të ndryshëm e që sipas PZAP-it ai njoftim nuk është zyrtar i këtij institucioni.
“Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se në Facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuara nga individ të ndryshëm të cilët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë ne Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it: [email protected]. Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-it”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
Po ashtu nga PZAP-ja kanë njoftuar se votuesit që gjenden jashtë Kosovës mund të ankohen mirëpo vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.
“Me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm ne mënyrë fizike përmes postes me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike”, thuhet më tej në njoftim./Zëri