Gani Dreshaj i AAK-së i kërkon bashkëvendësit të tij që t’i presin mirë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin
Foto: Laura Hasani

Gani Dreshaj i AAK-së i kërkon bashkëvendësit të tij që t’i presin mirë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Zgjedhjet 2021 February 03, 2021 - 14:36

Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, i ka kërkuar bashkëvendësit e tij në Istog që sot t’i presin mirë u.d e presidentes, Vjosa Osmani dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Dreshaj thotë i’u thotë banorëve të “Vrellës” së Istogut që të tregojnë “kulturë e traditë në mikëpritje”, ndërsa ka thënë se mendimi politik është çështje personale dhe se fushata duhet të zhvillohet me dinjitet, pa dhunë e ofendime.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot do të jenë në Vrellë në nisje të fushatës. Lus bashkëvendasit nga Vrella e Istogu që edhe kësaj radhe të tregojnë kulturë e traditë në mikpritje. Mendimi politik është diçka personale e secilit, por është e rëndësishme që të kemi fushatë të dinjitetshme, pa dhunë e pa ofendime. Kurti, Osmani, Hoxhaj, Haradinaj, Hoti, Limaj e secili lider apo përfaqësues partiak ka rastin të paraqes në Kosovën e pavarur planin elektoral dhe janë qytetarët ata që bëjnë zgjedhjen e tyre me 14 shkurt”, hotë ai përmes një postimi në Facebook. /Zëri/