Lladrovci uron fillimin e fushatës zgjedhore, pret zgjedhje të mira e të suksesshme

Lladrovci uron fillimin e fushatës zgjedhore, pret zgjedhje të mira e të suksesshme

Zgjedhjet 2021 February 03, 2021 - 12:51

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar qytetarët dhe partitë politike me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore.

Lladrovci tha se zgjedhje të mira e të suksesshme "ua kemi detyrim gjeneratave të tëra që ju mungoi kjo e drejtë".

"Qytetarë të Republikës, urime fillimi i fushatës zgjedhore! Ashtu sikur deri më tash, në shtetin tonë, uroj të vazhdojmë me traditën e shkëlqyer për zgjedhje të lira dhe demokratike. Zgjedhje të mira e të suksesshme, ua kemi detyrim gjeneratave të tëra që ju mungoi kjo e drejtë. Kjo e arritur nëpërmjet zgjedhjeve, është hap i madh që të jemi brenda shteteve të konsoliduara dhe vlera të qëndrueshme demokratike. Sot, uroj nga zemra qytetarët, kandidatët për Parlament si dhe partitë politike për fillimin e fushatës zgjedhore", ka shkruar Lladrovci në "Facebook".

Postimi i tij i plotë:

Qytetarë të Republikës, urime fillimi i fushatës zgjedhore!

Ashtu sikur deri më tash, në shtetin tonë, uroj të vazhdojmë me traditën e shkëlqyer për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Zgjedhje të mira e të suksesshme, ua kemi detyrim gjeneratave të tëra që ju mungoi kjo e drejtë.

Kjo e arritur nëpërmjet zgjedhjeve, është hap i madh që të jemi brenda shteteve të konsoliduara dhe vlera të qëndrueshme demokratike.

Sot, uroj nga zemra qytetarët, kandidatët për Parlament si dhe partitë politike për fillimin e fushatës zgjedhore.

Rezultati zgjedhor nga 14 Shkurti, qoftë ditë e vijimit të fuqizimit të shtetit tonë, të ndërtuar mbi vuajtjet shekullore të gjeneratave të tëra që dhanë gjithçka për Kosovën dhe të ardhmen e ndritur të saj.

Uroj, sikur deri më tani, të konfirmojmë vullnetin qytetar me institucione demokratike e kredibile për të qeverisur Republikën e Kosovës me vlera dhe synime euro-atlantike.

Urime. Fushatë të mbarë dhe të suksesshme!