LVV-ja hap fushatën në Prishtinë, Vitia thotë se fitorja e kësaj partie është e sigurt
Zgjedhjet 2021
February 03, 2021 - 10:36
Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën e saj në Prishtinë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Hapja e kësaj fushate është bërë në sheshin e Prishtinës ku të pranishëm edhe kandidatët për deputetë të LVV-së.
Në emër të kandidatëve për deputetet të LVV-së, Arben Vitia ka deklaruar para mediave se fitorja e kësaj partie do të jetë e sigurt.
“Fitorja e Vetëvendosjes me 14 shkurt është e sigurt deri atëherë secili nga kandidatët tonë do të takojë qytetarët, ashtu siç i kemi takuar edhe para fushatës që kjo fitore të jetë bindëse”, tha Vitia./Zëri