Kurti thotë se është bartës i listës së LVV-së, ndonëse nuk është fare në listë
Zgjedhjet 2021
February 02, 2021 - 23:50
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në shpalosjen e programit qeverisës të partisë së tij, ka deklaruar se ai është bartësi i listës së LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kurti ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së e ka nominuar si kandidat për kryeministër, teksa thekson se numër dy në listën e LVV-së është Vjosa Osmani.
"Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së më nominoi si kandidatin për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje. Është nder dhe përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet të shprehur në mënyrë demokratike. Bartës i listës jam unë, numër dy Vjosa Osmani", tha ai.
Kujtojmë se Kurti nuk është përfshirë fare në listë pasi nuk u certifikua nga KQZ-ja si pasojë e problemeve në të kaluarën me ligjin. /Zëri