Kurti shpalos programin qeverisës: Nuk do të lejojmë që 100 mijë qytetarë të jetojnë me më pak se 1 euro në ditë
Përmes një video live në “Facebook”, i pari i LVV-së, Albin Kurti, ka shpalosur programin qeverisës së partisë së tij, raporton Zeri.info.
Gjatë kësaj videoje, Kurti theksoi se LVV-ja nuk do të lejojë që 100 mijë qytetarë të jetojnë me më pak se një euro në ditë.
“Qeveria jonë nuk do të lejojë që 100 mijë bashkëqytetarë tanë të jetojnë me më pak se një euro në ditë. Si përmes politika të punësimit sezonal, fondeve të ndara për gjetjen dhe mbështetjen e mundësive për punë sporadike dhe nga shtëpia të këtyre familjeve, masave të edukimit apo rishikimit të komplet skemave sociale, do të kujdesemi që të jemi pranë atyre që kanë nevojë më së shumti për dorën e publikës”, thekosoi ai.
Ai po ashtu bëri të ditur se do të mundësojnë edhe shpërndarjen e disa kuponave monetar, përmes të cilëve, përfituesit mund të blejnë produkte ushqimore.
“Njëherazi do të mundësojmë shpërndarjen e kuponave monetar, që do të mund të shfrytëzohen nga ana e përfituesëve të ndihmave sociale, ekskluzivisht për blerjen e produkteve ushqimore esenciale të prodhuara në Kosovë”, bëri të ditur Kurti. /Zëri