Behgjet Pacolli, kandidat i radhës për president të Kosovës
Behgjet Pacolli do të jetë kandidati për president nga radhët e AKR-së, raporton Zeri.info.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.
Murseli në "Facebook" theksoi se Pacolli përsëri do të ofrojë veten dhe gjithë kapacitetin e tij për Kosovën.
"Kandidati për President të Kosovës nga radhët e AKR-së do të jetë z. Behgjet Pacolli, i cili përsëri do të ofron veten dhe gjithë kapacitetin e tij për Kosovën. Kosovës në këtë kohë do ti duhet një President i fuqishëm, me miq të shumtë dhe me histori të pastër, një i pranuar edhe nga miqtë tanë të ndërkombëtar. AKR si parti e koalicionit me LDK-në do të jetë zgjidhja finale në çështjen e Presidentit", ka shkruar Murseli në "Facebook".
Deri tani, kandidaturën për president të Kosovës e ka bërë të ditur edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani. /Zëri