Rreth 1 milion votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, 143 mijë votues më pak se në vitin 2019

Rreth 1 milion votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, 143 mijë votues më pak se në vitin 2019

Zgjedhjet 2021 February 02, 2021 - 19:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në mbledhjen që është duke mbajtur KQZ-ja kanë bërë të ditur se në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë.

Ndërkaq, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka theksuar se 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet e vitit 2019.

“Lista e përgjithshme përfundimtare e votuesve për këto zgjedhje është 1,794,862 votues, pra e kemi një numër prej 143.006 votues më pak se në zgjedhjet e 6 tetorit 2019”, tha Daka./Zëri