Hoti: Kosova po i kthehet gradualisht normalitetit

Hoti: Kosova po i kthehet gradualisht normalitetit

Zgjedhjet 2021 February 02, 2021 - 16:30

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka vizituar kompanitë “Arkos”, “Powerpack” dhe “Shehu”, në Parkun e Biznesit në Drenas, me ç’rast ka theksuar mbështetjen e Qeverisë për zhvillimin e bizneseve,

Hoti në këtë takim ka thënë se zhvillimi i sektorit privat është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Është kënaqësi që të vizitosh kompani vendore dhe investitorë të jashtëm që janë vendosur këtu dhe prodhojnë me standardet më të larta të cilësisë, prodhime këto me eksport të siguruar në vende të BE-së”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër, Hoti.

Gjatë vizitës në Parkun e Biznesit në Drenas, Hoti theksoi se, janari i këtij viti ka qenë më i mirë se janari i vitit 2020, që nënkupton se Kosova po i kthehet gradualisht normalitetit.

“Vizitën në Drenas, kryeministri Hoti e përmbylli me një takim të përbashkët me të gjithë përfaqësuesit e bizneseve, dhe ju premtoi mbështetjen e Qeverisë dhe krijimin e lehtësirave për Qasje në Fondin për Garanci Kreditore”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit. /Zëri