PDK: Vizita e Kurtit në Skenderaj me njësi speciale ngjall kujtime të kohëve të errëta

PDK: Vizita e Kurtit në Skenderaj me njësi speciale ngjall kujtime të kohëve të errëta

Zgjedhjet 2021 February 01, 2021 - 22:07

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, ka reaguar pas vizitës së liderit të LVV-së, Albin Kurti në këtë qytet.

PDK-ja e Skenderajt e ka quajtur provokuese vizitën e Kurtit, pasi sipas tyre, ajo është shoqëruar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, menyrë që sic kanë thënë ata tek qytetarët e Drenicës ngjall kujtime të kohërava të errëta, transmeton Zeri.info.

"Dega e PDK-së në Skenderaj e konsideron të papranushme vizitën e Albin Kurtit ne Skenderaj shoqëruar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Vizitat dhe aktivitetet e Albin Kurtit në këtë formë, janë plotësisht të papranueshme, pasi te qytetarët e Skenderajt dhe Drenicës ngjallin kujtime të kohëve të errëta për Skenderajn dhe Drenicën. Kjo vizitë e blinduar kishte për qëllim provokimin e qytetarëve të Skenderajt dhe viktimizimin e mëtutjeshëm të Albin Kurtit me qëllim të përfitimit elektoral në prag të zgjedhjeve. Vizita e Kurtit sot në Skenderaj u realizua shoqëruar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, gjë që nuk ndodhi para pak ditësh në veri të Mitrovicës. Pse ndodhi kështu?`', thuhet në reagimin e PDK-së.

Siç thuhet në reagim, Kurti ka pasur qëllim që të paraqes Skenderajn si zonë me rrezikshmëri, përkundër që sipas tyre, Skenderaj sipas raporteve zyrtare konsiderohet zona më e sigurtë në vend.

"Tentimi për ta paraqitur Skenderajn si zonë me rrezikshmëri është i kahmotshëm, edhe për kundër se Skenderaj që nga paslufta, bazuar në raportet zyrtare ka qenë dhe vazhdon te jetë zona më e sigurt në Kosovë.Kjo lloj vizite dëshmon se Albin Kurti nuk po zgjedh mënyra dhe forma për të përfituar elektoralisht, edhe duke përdorur forcat e rendit. Situata e sotme në Skenderaj ishte krejtësisht e inskenuar dhe me skenar dashakeq", ka thënë dega e PDK-së në Skenderaj.

Për vizitën e Kurtit, ka reaguar edhe kandidatja e PDK-së për deputete nga kjo komunë, Blerta Deliu-Kodra, e cila ka thënë se e gjithë situata ishte e përgatitur nga vet Kurti.

Edhe Deliu-Kodra ka kërkuar sqarime nga Kurti, pse ishte me njësi speciale të policisë në Skenderaj.

" Drenica por edhe e gjitheë Kosova, duhet teë keteë kujdes ndaj shfaqjeve teatrale teë politikanit qeë ka nevojeë ta ushqejeë vazhdimisht makineën e tij propagandistike, pa kursyer asgjeë dhe askeë.

Albin Kurti duhet ta sqarojeë pse iu nevojit Njeësia Speciale neë Skeënderaj? Pse nuk e kishte ateë dikur neë Podujeveë? Pse nuk e pati dje neë veri teë Mitroviceës?", ka shkruar ajo.

Ndryshe, Kurti sot gjatë vizitës në Skenderaj është brohoritur nga një grup qytetarët të cilët kanë hedhur vezë në drejtim të tij./Zëri