Haradinaj: Me AAK-në në Qeveri, të gjithë ata që kanë kryer krime lufte do të ndiqen penalisht

Haradinaj: Me AAK-në në Qeveri, të gjithë ata që kanë kryer krime lufte do të ndiqen penalisht

Zgjedhjet 2021 January 31, 2021 - 19:21

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka shpallur kandidaturën e tij për president të vendit, ka vizituar sot strukturat e partisë në Skenderaj.

Haradinaj atje ka thënë se, programi i AAK-së ka në agjendë edhe reformimin e drejtësisë që ka për qëllim të ndjek penalisht të gjithë ata që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në Kosovë, transmeton Zeri.info.

“Në kuadër të reformave në drejtësi, në krye të agjendës së Aleancës për qeverisjen e ardhshme, është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend. Kaluan dy dekada, e shumë kriminelë të luftës nuk kanë dalur asnjëherë para gjyqit”, ka thënë Haradinaj në Skenderaj.

Ai ka bashkëbiseduar edhe për aspiratat që Kosova ka për tu bërë pjesë e NATO-s.

“Në Skenderaj me strukturat e Aleancës, bashkëbiseduam për Kosovën e sigurt dhe anëtarësimin e saj në NATO. Na duhet akoma përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar më tej ushtrinë tonë”, ka thënë kreu i AAK-së, duke u zotuar se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin më të lartë institucional, sepse sipas tij, ashtu mbrojmë historinë, dinjitetin dhe drejtësinë për Kosovën./Zëri