Dëmtohen banerët e Ramush Haradinaj në Partesh e Kllokot, reagon AAK-ja

Dëmtohen banerët e Ramush Haradinaj në Partesh e Kllokot, reagon AAK-ja

Zgjedhjet 2021 January 31, 2021 - 17:55

Janë dëmtuar gjatë ditës së sotme banerët me fotografinë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që ishin vendosur në Kllokot dhe Partesh.

AAK-ja përmes një reagimi, këtë e ka cilësuar si vandalizëm, ndërsa ka bërë thirrje që lufta politike të behet me argumente, duke e dënuar rastin.

“Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë. Lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë. Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Gjithashtu, AAK-ja ka kërkuar që organet e rendit, të hetojnë këto raste, siç kanë thënë ata, nuk i kontribuojnë aspak garës së ndershme zgjedhore./Zëri

 

Reagim Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e...

Posted by Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës on Sunday, January 31, 2021