Nesër shorti për renditjen e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit
Zgjedhjet 2021
January 31, 2021 - 15:51
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nesër do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një komunikate për media.
“Ju njoftoj se nesër (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”, thuhet në komunikatë. /Zëri/