Sallahu i LVV-së, i ashpër me gjyqtarët e PZAP-së pas moscertifikimit të Kurtit

Sallahu i LVV-së, i ashpër me gjyqtarët e PZAP-së pas moscertifikimit të Kurtit

Zgjedhjet 2021 January 31, 2021 - 12:40

Reagimet e partive politike për moscertifikim të kandidatëve të tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit po vazhdojnë, shkruan Zeri.info.

Ndër më të zëshmit janë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi në listën e këtij subjekti politik do të mungojë lideri i saj, njëherësh bartësi i listës, Albin Kurti, i dënuar për vepër penale. 

Përfaqësuesi ligjor i LVV-së, Blerim Sallahu, ka kritikuar dhjetë gjyqtarët e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke thënë se ata nuk e kanë ditur që neni 29, paragrafi 1, pika Q e Ligjit për Zgjedhje nuk është lex specialis* në raport me nenin 100 të Kodit Penal.

Ai ka kërkuar vendosje të kritereve më të ashpra ligjore për pranim dhe disiplinim të gjyqtarëve, ndërsa ka paralajmëruar se kjo do të ndodhë pas 14 shkurtit. 

“Dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, të cilët vijnë nga Gjykata Themelore, e Apelit dhe Supreme, nuk kanë ditur që neni 29 par.1 pika q) e Ligjit për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenin 100 të Kodit Penal. Në këtë mënyrë kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetuese për tu zgjedhur. Duhet patjetër që të vendosim kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim! Shihemi mbas 14 shkurtit!” – ka shkruar Sallahu në Facebook.

PZAP-ja nuk ka certifikuar tre kandidatë nga lista e LVV-së. Përpos Kurtit, PZAP-ja nuk ka certifikuar as Albulena Haxhiun e Bajram Mavriqin, Liburn Aliu dhe Labinot Demi-Murtezi mund të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë, me vendim të Gjykatës Supreme. 

*Lex specialis derogat legi gjenerali - Sipas këtij rregulli, ligji special e shfuqizon apo mbizotëron ligjin gjeneral. /Zëri/