Tahiri: Krimi dhe korrupsioni në vend duhet të luftohen seriozisht

Tahiri: Krimi dhe korrupsioni në vend duhet të luftohen seriozisht

Zgjedhjet 2021 January 30, 2021 - 10:14

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se krimi dhe korrupsioni në vend duhet të luftohen seriozisht.

Ai përmes në video-mesazhi theksoi se "qeveritë e koalicionit të mashtrimit të madh të 6 tetorit të vitit 2019, edhe ajo e Albin Kurtit edhe kjo e Avdullah Hotit, jo vetëm që nuk e kanë avancuar rendin e ligjin por e kanë kthyer komplet mbrapa".

"Kjo përvojë e hidhur dhe e mbrapshtë që e pamë nga qeveria Kurti e Hoti duhet të marrë fund. Duhet të frenohet kriminaliteti dhe pasiguria totale që ka përfshirë rrugët dhe qytetet tona. Duhet të luftohet seriozisht krimi dhe korrupsioni, e jo të shantazhohen organet e drejtësisë. Duhet të vazhdojmë reformat që na ofrojnë me integrimin. Sot më shumë se kurrë sistemit të drejtësisë në Kosovë i duhet rimëkëmbje", ka thënë ai në një video-incizim në rrjete sociale. /Zëri