LVV-ja pas vendimit të Supremes: Më 14 shkurt qytetarët do të tregojnë përkrahjen për Kurtin
Nënkryetarja e Kuvendit, njëherësh anëtare e LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se më 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm për përkrahjen për Albin Kurtin.
Sipas saj, kjo do të jetë përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura.
"Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur. E nderuar që në rrugëtimin poltik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur. Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës. Edhe kësaj rradhe, më të shumtë në numër e më të fuqishëm do të dalim", ka shkruar ajo në "Facebook".
Ndërsa sot Gjykata Supreme e Kosovës ka njoftuar se e ka pranuar pjesërisht ankesën e LVV-së, për Liburn Aliun dhe Labinotë Demi Murtezin, por për Albin Kurtin ka vendosur që të mos i lejohet kandidimi për deputet. /Zëri