Haradinaj dhe Weidinger diskutojnë për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sotnë takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.
Haradinaj dhe Weidinger kanë biseduar për temat aktuale në vend, sidomos për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.
"Prita sot ambasadorin austriak në Kosovë, z. Christoph Weidinger. Biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare. E falënderova për mbështetjen e përhershme të Austrisë për Republikën e Kosovës, në periudha të ndryshme, e sidomos në proceset integruese euroatlantike. Shpreha dëshirën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në një kohë kur Kosova ka shumë nevojë për mbështetjen nga aleatët e saj strategjik, në kapërcimin e krizës dhe zhvillimin ekonomik", shkruan Haradinaj në postimin e tij nga ky takim.