Ejupi-Hajzeraj: Me AAK-në planifikojmë të sjellim në Kosovë praktikat më të mira të vendeve perëndimore
Kandidatja për deputete nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, e ftuar në emision “FRONTAL”, është shprehur optimiste se viti 2021 do të jetë vit i suksesit.
Në ëktë intervistë, Ejupi-Hajzeraj, ka folur për “pika e forta” të saj për qeverisjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Për shkak të përvojave të mëhershme, pika e mija të forta janë politika e jashtme, bashkëpunimi ndërkombëtar e antarësimi në organizata ndërkombëtare. Për shkak se jam marrë personalisht shumë vite me sport, jam pjesë e Federatës Evropiane Atletike në Zvicër. I kam dy pika kryesore me të cilat do të merrem, janë rinia dhe sporti”, deklaroi kandidatja për deputete.
Ajo ka theksuar se AAK-ja, për qeverisjen e ardhshme, ka përgaditur një planprogram të përpiluar nga ekspert të fushave, për tejkalimin e krizës së pandemisë.
“E kemi një program për ekonominë me të cilin synojmë të punojmë. Ne ende nuk e kemi kaluar krizën e pandemisë. Është një program shumë mirë i përpiluar nga ekspert të ndryshëm. Rimëkëmbjen e ekonomisë synojmë ta bëjmë duke ndarë nga buxheti një miliard euro”, theksoi ajo.
Ejupi-Hajzeraj deklaroi se si AAK palnifikojnë që të sjellin në Kosovë praktika nga vendet perëndimore
“Mendojmë t’i sjellim në Kosovë praktikat më të mira nga vendet e perëndimit. Ne dëshirojmë, që si diasporë t’i marrim këto praktika për vendin tonë”, tha ajo.
Duke qenë se ka 20 vitë jashtë vendit, Ejupi-Hajzeraj diskutoi edhe për kontributin e diasporës së Kosovë dhe debatet që zhvillohen për diasporën, sipas saj, gjithmonë “në prag të zgjedhjeve”.
“Jam kthyer në Kosovë për shkak se neve diasporës na mungon e na lidhë atdheu shumë dhe gjithmonë kthehemi për investime në vendin tonë.
Mendoj se njerëzit që nuk lëshojmë pe për vatan, janë të duhurit për të qenë në krye të shtetit. AAK-ja e ka treguar më së miri këtë. Është për keqardhje sa shumë debatohet për diasporën dhe ofendohen, kryesisht në kohën kur afrohen zgjedhjet. Dihet mirë sa investon mërgata në Kosovë. Në si AAK duam të vijmë me diçka përmbajtësore”, tha Ejupi-Hjazeraj.
Po ashtu, kadidatja për deputete nga AAK-ja theksoi se çdo herë gjatë tubimeve politike kërkojnë të respektohen masat anti-COVID.
“Gjatë gjithë kohës ne bëjmë thirrje që të mbahet distanca gjatë tubimeve politike dhe të respektohet të gjitha rregullat e kërkuara nga ministria e Shëndetësisë”, deklaroi ajo./Zëri