Hoxhaj: Do të legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale që nuk prekin pronën apo interesin publik

Hoxhaj: Do të legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale që nuk prekin pronën apo interesin publik

Zgjedhjet 2021 January 28, 2021 - 13:49

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se do t'i legalizojneë të gjitha ndërtimet ilegale të cilat nuk e prekin pronën publike apo interesin publik.

Hoxhaj tha se janë rreth 400 mijë ndërtime ilegale, shtëpi banesa e lokale afariste të cilart janë në pritje të legalizimit në Kosovë.

Sipas tij, vlera e tyre sillet rreth 10 miliardë euro dhe përfshin mbi 350 mijë familje.

"Ky kapital ka mbetur i bllokuar, sepse në mungesë të fletave poseduese, pronarët e këtyre ndërtimeve as si hipotekë për kredi nuk po mund t’i përdorin ato. Ne do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike apo interesin publik, duke e zhbllokuar kështu këtë kapital për t’i dhënë hov rimëkëmbjes së ekonomisë sonë", ka shkruar Hoxhaj në "Facebook". /Zëri