Reçica fton diasporën të votojë për PDK-në
Kandidati i PDK-së për deputet, Elmi Reçica, ka ftuar diasporën që të marrë pjesë masivisht në zgjedhje.
Reçica ka ftuar shqiptarët në diasporë që të votojnë për PDK-në gjatë një takimi që ka pasur me Departamentin për Diasporë të PDK-së, transmeton “Zeri.info”.
“Ftojmë të gjithë qytetarët tanë në diasporë, të cilët janë regjistruar për votim me postë, që nga data 2 shkurt të votojnë në mënyrë masive për PDK-në, sepse vota juaj është votë për ruajten dhe rimëkëmbjen e shtetit. Fotot nga takimi i përbashkët i Departamentit për Diasporë me Haki Morinën, Arben Dautajn dhe Ibrahim Cekën - kandidatë të PDK-së nga diaspora”, ka shkruar Reçica. /Zëri
Ftojmë të gjithë qytetarët tanë në diasporë, të cilët janë regjistruar për votim me postë, që nga data 2 shkurt të...
Posted by Elmi Reçica on Wednesday, January 27, 2021