Ejupi-Hajzeraj: Shtetndërtimi kërkon angazhim, vetëmohim dhe punë
Zgjedhjet 2021
January 27, 2021 - 13:30
Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, thotë se shtetndërtimi kërkon angazhim, vetëmohim dhe punë.
Sipas saj, kjo është ideja mbi të cilën punon për vendin.
“Shtetndërtimi kërkon angazhim, vetëmohim dhe punë. Kjo është ideja mbi të cilën ne punojmë për Kosovën, atdheun tonë, për të cilin ne duam që fëmijët tanë të ndihen krenarë”, thotë ajo përmes një shkrimi në “Facebook”, duke ua rikujtuar qytetarëve listën garuese të kësaj partie, ku bën pjesë edhe ajo.
“Të dashur bashkëqytetarë, me ju që çdo ditë ndajmë së bashku përditshmërinë, gëzimet dhe brengat, ju njoftoj që unë jam pjesë e listës garuese të AAK-së për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Republikës”, thotë në fund të postimit Ejupi-Hajzeraj. /Zëri