Haradinaj: Kosova nuk mund të ketë një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët e kokëulur para Serbisë

Haradinaj: Kosova nuk mund të ketë një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët e kokëulur para Serbisë

Zgjedhjet 2021 January 26, 2021 - 19:23

Gjatë vizitës në strukturat e Aleancës në Deçan, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk mund të ketë një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët dhe me kokë të ulur para Serbisë, raporton Zeri.info.

Sipas Haradinajt, një Kosovë e fortë në rajon, anëtare e NATO-s, sjellë shpresë në përmirësimin e ekonomisë së vendit.

Kandidati për president po ashtu theksoi se lista e kandidatëve të AAK-së është oferta më e mirë për t'i shtyrë përpara këto reforma.

"Kosovën do ta bëjmë një vend të sigurt duke forcuar rendin, ligjin, policinë dhe ushtrinë. Nuk mund të kemi një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët dhe me kokë të ulur para Serbisë. Vetëm një Kosovë e fortë në rajon, anëtare e NATO-s, sjellë shpresë në përmirësimin e ekonomisë sonë. Lista e kandidatëve të Aleancës që i prijë unë si kandidat për President, është oferta më e mirë për t'i shtyrë përpara këto reforma", ka shkruar ai në "Facebook".

Haradinaj tha se në Deçan ndjeu frymën e mobilizimit për fitore.

"Te strukturat e Aleancës në Deçan, ndjeva frymën e mobilizimit për fitore. Programi ynë po fiton besim dhe mbështetje çdo ditë e më shumë nga qytetarët", ka shkruar ai. /Zëri