AAK-ja i zëvendëson tre kandidatët e dënuar, i dërgon emrat e rinj në PZAP

AAK-ja i zëvendëson tre kandidatët e dënuar, i dërgon emrat e rinj në PZAP

Zgjedhjet 2021 January 26, 2021 - 13:43

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë, të cilëve nuk iu lejua kandidimi për shkak të problemeve me ligjin.

Kështu merr vesh gazeta “Express” nga burime të saj brenda PZAP-it.

Përveç AAK-së, edhe Nisma Socialdemokrate dhe LVV-ja kanë dërguar ankesë në PZAP, pasi disa kandidatë të tyre për deputetë nuk kanë arritur të certifikohen.

Nga Lëvizja Vetëvendosje procesin e certifikimit nuk e ka kaluar as kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

Pas pak minutash pritet që PZAP-i të dalë me njoftim zyrtar mbi ankesat e nëntë subjekteve politike në lidhje me moscertifikimin nga KQZ-ja.