Kurti viziton Teqenë e Madhe në Gjakovë: Prioritet i qeverisjes së re, kthimi i trurit

Kurti viziton Teqenë e Madhe në Gjakovë: Prioritet i qeverisjes së re, kthimi i trurit

Zgjedhjet 2021 January 25, 2021 - 14:09

Kreu i LVV-së Albin Kurti së bashku me kandidatët për deputetë: nga Gjakova Mimoza Kusari-Lila dhe Agon Batusha, vizituan dje Teqenë e Madhe Ballkanike të Gjakovës, ku u mirëpritën nga sheh Musa Shehu dhe sheh Gurfan Shehu.

Sipas një njoftimi nga Vetëvendosja, në takimin e djeshëm me Musa e Gurfan Shehun Kurti ka bashkëbiseduar për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend dhe për nevojën që t’i kundërvihen migrimit të lartë e sidomos të të rinjve.

Ai ka theksuar se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit, duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet e tjera me një të kaluar të ngjashme si kjo jona. /Zëri