Molliqaj: LVV-ja dhe Kurti po duan gjendje të jashtëzakonshme

Molliqaj: LVV-ja dhe Kurti po duan gjendje të jashtëzakonshme

Zgjedhjet 2021 January 23, 2021 - 17:31

Kryetari PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar vendimin e fundit të KQZ-së që të mos lejojë kandidimin në zgjedhje të atyre që jan dënuar në të kaluarën, raporton Zeri.info.

Molliqaj theksoi se një gjë e tillë është e padrejtë dhe jodemokratike.

"Është e padrejtë dhe jodemokratike t’i ndalohet kandidimi në zgjedhje kujtdo që është dënuar në të kaluarën për veprime politike. Mos-lejimi i kandidimit të personave që janë dënuar për aktivitete politike është instrument i rrezikshëm për disiplinimin e kundërshtarëve politikë, nga kushdo qoftë në pushtet", ka thënë ai.

Ai tha se situata e krijuar këto ditë i ka kujtuar një citat të kreut të LVV-së, Albin Kurti, që sipas tij ishte edhe mospajtimi kyç mes të dyve.

"Por, situata e krijuar këto ditë, ma kujtoi një citat të Albin Kurtit në dokumentin e tij të famshëm mbi organizimin e VV, dokument i cili ishte mospajtimi kyç në mes nesh që u ndamë dhe atyre që mbetën. “Ne s’do të arrijmë ta marrim pushtetin pa një gjendje të jashtëzakonshme, dhe mbase as ta mbajmë atë po ashtu pa një gjendje të jashtëzakonshme...” (f.45) – kështu shkruante atëbotë Kurti. Dhe sot pikërisht këtë po e realizon Kurti e VV-ja. VV-ja nuk po e kundërshton parimisht ligjin që ndalon deputetët e penalizuar të kandidojnë. VV-ja e di që nëse me të vërtetë e paska atë përqindje që po e parashikojnë, askush nuk do të mund ta ndalë Kurtin të bëhet kryeministër. Por VV-ja dhe Kurti po duan gjendje të jashtëzakonshme", ka shkruar ai në "Facebook".

Sipas Molliqajt, Kurti nuk do t'i shkojë deri ën fund konfliktit me KQZ-në. Molliqaj thotë se Kurti është duke krijuar një kauzë viktimizimi, për të mobililzuar votuesit të tij drejt gjendjes së jashtëzakonshme.

"Ai po ndërton justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme pasi ta marrë pushtetin. “Të gjithë provuan të më eliminojnë” do të thotë, “të gjithë që s’janë me mua janë armiqtë e popullit” dhe do t’i duhet gjendja e jashtëzakonshme për t’i eliminuar ata. Dhe në fund, Kurti nuk do ta ndryshoj këtë ligj fare. Përkundrazi, do ta përdorë njësoj si pushteti aktual, për disiplinimin e kundërshtarëve politikë në të ardhmen", ka shkruar Molliqaj. /Zëri