Hoti viziton Pejën, tregon platformën që ka LDK-ja për të rinjtë e kësaj komune
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka pasur gjatë ditës së sotme një bashkëbisedim me të rinjtë në Pejë, ku edhe theksoi se modeli i qeverisjes në këtë komunë është modeli që të rinjtë e meritojnë.
Kandidati për kryeminstër tha se LDK-ja ka një platformë të qartë për të rinjtë, sikurse kanë pasur pjesë të veçantë të pakos për rimëkëmbje, grante për rininë.
"Puna dhe përkushtimi ynë për të rinjtë është shumë i madh, rinia jonë është e pastër dhe nuk duhet të prëdoret për ekstremizëm politik. Kemi platformën e qartë për të rinjtë sikurse kemi pasur pjesë të veçantë të pakos për rimëkëmbje, grante për rininë. Do të vazhdojmë përkrahjen për të rinjtë me punë praktike, qasje më të lehtë në kredi dhe me fonde nga ministritë përkatëse", ka shkruar ndër të tjerash Hoti në "Facebook". /Zëri