Limani te Feronikeli

Sport February 22, 2016 - 15:08

Kampioni në fuqi Feronikeli, ka bërë transferimin e radhës duke u përforcuar me mbrojtësin Ard Limani. Lajmin e ka konfirmuar për Zëri edhe vet futbollisti duke zbuluar se marrëveshja është gjashtë mujore.

“Kam arritur marrëveshje gjashtë mujore dhe shumë shpejt do të bisedojmë për një marrëveshje me të gjatëme Feronikelin. Arsyeja pse vendosa të kaloj te Feronikeli, është për të arritur diçka në të ardhmen. Feronikeli është klubi më i mirë në vend si nga organzimi poashtu edhe nga kualiteti”, u shpreh fillimisht Limani.

Ndryshe ish-futbollisti i Dritës, shpreson të fitoj trofe me ekipin nga Drenasi. “Synime janë që të arrijmë të mbrojmë titullin e kampionit dhe të fitoj sa më shumë trofe”, përfundoi Limani. Feronikeli stinorin vjeshtor e mbylli si kampion me 31 pikë./Zëri