PSG në një tjetër dimension, 20 gola në katër ndeshje të Championsit

PSG në një tjetër dimension, 20 gola në katër ndeshje të Championsit

Sport November 03, 2026 - 23:56

Paris Saint-Germaini po kalon një moment të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Luis Enriques ka shënuar plot 20 gola në katër ndeshjet e para të fazës së ligës, me një mesatare prej pesë golash për takim.

Fitorja e fundit ishte spektakolare, 6-0 në transfertën ndaj Villarrealit, duke konfirmuar fuqinë e madhe sulmuese të kampionëve në fuqi të Evropës.

Paraprakisht, PSG kishte mposhtur Slovan Bratislavën 6-1, Manchester Cityn 4-2 dhe Barcelonën po ashtu 4-2.

Përveç 20 golave të shënuar, parisienët kanë pranuar vetëm pesë, ndërsa kanë fituar të katër ndeshjet dhe kanë grumbulluar 12 pikë.

Fitorja ndaj Villarrealit solli edhe një rekord historik për klubin: PSG ka arritur në 14 ndeshje radhazi pa humbje në Champions League, seria më e gjatë e këtij lloji në historinë e tij. /Zëri