Barcelona i jep fund mallkimit, 18 ndeshje më vonë e mbyll portën të paprekur

Barcelona i jep fund mallkimit, 18 ndeshje më vonë e mbyll portën të paprekur

Sport November 03, 2026 - 23:49

Barcelona më në fund i ka dhënë fund një serie shumë negative në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Hansi Flickut ka arritur ta përfundojë një ndeshje evropiane pa pranuar gol, pas plot 18 takimeve radhazi në të cilat kishte pësuar.

Katalanasit triumfuan 3-0 ndaj Aston Villas, duke regjistruar edhe një paraqitje bindëse në mbrojtje.

Hera e fundit që Barcelona kishte mbajtur portën të paprekur në Champions ishte në prill të vitit 2025, në fitoren 4-0 ndaj Borussia Dortmundit. /Zëri