Kane zgjedh Ligën e Kampionëve para Topit të Artë: Është ëndrra ime me Bayernin
Harry Kane nuk e fsheh ambicien për ta fituar Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun, madje sulmuesi anglez ka deklaruar se do të hiqte dorë nga një tjetër Top i Artë në këmbim të trofeut evropian.
Fituesi i Topit të Artë 2026 u pyet nëse do ta shkëmbente çmimin individual me triumfin në Ligën e Kampionëve dhe përgjigjja e tij ishte e qartë.
“Po, do ta shkëmbeja Topin e ardhshëm të Artë me një triumf në Ligën e Kampionëve”, u shpreh kapiteni i Anglisë.
Kane pranoi se çmimi individual ishte një prej momenteve më të bukura të karrierës së tij, por theksoi se suksesi me skuadrën do të kishte një domethënie të veçantë.
“Futbolli është sport ekipor. Të fitosh me Bayernin do të ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme. Të gjithë duam të arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ta përjetojmë atë sukses së bashku”, deklaroi ai.
Sulmuesi anglez aktualisht synon të realizojë një sezon të madh me Bayernin dhe nuk e përjashton mundësinë që të fitojë të dy trofetë. /Zëri