Llorente e zbulon sekretin e suksesit të Kane: Shkonte edhe pasditeve për ta ushtruar finalizimin

Llorente e zbulon sekretin e suksesit të Kane: Shkonte edhe pasditeve për ta ushtruar finalizimin

Sport November 03, 2026 - 09:44

Harry Kane ka fituar admirimin e ish-bashkëlojtarit të tij, Fernando Llorente, i cili ka zbuluar prapaskena nga koha kur të dy luanin te Tottenhami.

Sulmuesi spanjoll, që ndau dhomën e zhveshjes me anglezin gjatë viteve 2017-2019, beson se Topi i Artë 2026 është shpërblimi i merituar për përkushtimin dhe punën e tij shumëvjeçare.

“Është një profesionist i jashtëzakonshëm. Kam mësuar shumë gjatë dy viteve që kalova me të. Suksesi nuk i ka ardhur lehtë, gjithçka është rezultat i punës”, u shpreh Llorente.

Ai tregoi se Kane nuk mjaftohej vetëm me seancat e zakonshme stërvitore, por vazhdonte të punonte edhe në kohën e lirë.

“Mbaj mend se shkonte edhe pasditeve vetëm për të ushtruar finalizimin”, zbuloi ish-sulmuesi i Tottenhamit.

Llorente foli me admirim edhe për anën njerëzore të Kanes, duke veçuar modestinë e tij dhe marrëdhënien e mirë me familjen.

Në fund, ai vlerësoi edhe shifrat e jashtëzakonshme të sulmuesit anglez, duke bërë një krahasim me Lionel Messin.

“Ka realizuar një sezon mbresëlënës, me shifra të një niveli tjetër. Mendoj se vetëm Messi i ka tejkaluar ato”, deklaroi Llorente. /Zëri