“Treguam sa klub i madh është Fenerbahçe”, Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit

“Treguam sa klub i madh është Fenerbahçe”, Muriqi flet pas golit të fitores ndaj Liverpoolit

Sport November 04, 2026 - 21:10

Vedat Muriqi ishte njeriu i mbrëmjes në Stamboll, pasi realizoi golin që i siguroi Fenerbahçes fitoren spektakolare 3:2 ndaj Liverpoolit.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi kosovar u shpreh tejet i lumtur me suksesin, duke theksuar se kjo fitore kishte rëndësi të veçantë edhe për tifozët, të cilët e kanë mbështetur ekipin në një periudhë të vështirë.

“Jam shumë i lumtur. Këtë fitore ia dedikojmë këtij tifozërie të mrekullueshme. Javët e fundit po kalonim momente të vështira, por sot treguam edhe një herë se sa klub i madh është Fenerbahçe”, u shpreh Muriqi.

Goli i tij vendimtar vulosi një përmbysje të madhe ndaj gjigantit anglez, duke e kthyer sulmuesin e Kosovës në protagonistin kryesor të festës së madhe të tifozëve turq. /Zëri