Flick, dominues i La Ligës: 68 herë në krye të ligës me Barcelonën

Flick, dominues i La Ligës: 68 herë në krye të ligës me Barcelonën

Sport November 11, 2026 - 23:17

Hansi Flick po vazhdon të dominojë futbollin spanjoll. Trajneri gjerman është shndërruar në sinonim të vendit të parë në La Liga, pasi në 88 xhirot që ka drejtuar Barcelonën, në plot 68 prej tyre skuadra katalunase ka qenë lidere e kampionatit.

Kjo do të thotë se në vetëm 20 xhiro Flick ia ka lënë vendin e parë skuadrave të tjera.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar dy tituj radhazi të La Ligës, ndërsa tani është në rrugë të mirë për të triumfuar edhe për herë të tretë.

Barcelona aktualisht i ka 33 pikë pas 12 ndeshjeve, tri më shumë se Real Madridi dhe pesë më shumë se Atletico Madridi.

Statistikat e vendosin Flickun në mesin e trajnerëve më dominues në historinë e Barcelonës.

Ai ka qenë lider në 77 për qind të xhirove, duke u renditur i dyti në këtë aspekt, pas Ernesto Valverdes, i cili kishte arritur në 84 për qind.

Në numër absolut, Flick renditet i katërti me 68 kryesime, pas Pep Guardiolës (87), Frank Rijkaardit (85) dhe Valverdes (80).

Në sezonin e parë, 2024/25, Barcelona e Flickut ishte në krye në 31 nga 38 xhiro, ndërsa sezonin e kaluar në 26 raste.

Këtë edicion, bilanci është edhe më mbresëlënës: 11 kryesime në 12 xhiro. Madje, pavarësisht rezultateve të xhiros së ardhshme pas pushimit të kombëtareve,

Flick do ta ruajë vendin e parë dhe do të arrijë në 69 kryesime në 89 ndeshje. /Zëri