Guardiola, objektivi kryesor i SHBA-së për postin e përzgjedhësit
Sport
November 11, 2026 - 20:35
Pep Guardiola mund të jetë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në rast se Mauricio Pochettino largohet nga posti i trajnerit.
Sipas raportimeve të The Athletic, federata amerikane e futbollit e ka vendosur trajnerin spanjoll në krye të listës së dëshirave, nëse ai vendos të largohet nga Manchester City.
Ndërkohë, Pochettino po lidhet gjithnjë e më shumë me një kalim të mundshëm te Manchester United, çka mund të hapë rrugën për një ndryshim në stolin e kombëtares amerikane. Megjithatë, mbetet të shihet nëse Guardiola do të ishte i gatshëm të marrë përsipër këtë sfidë.