Konfirmohen lajmet e këqija për Mbappen, francezi do të mungojë ndaj Italisë
Sport
November 11, 2026 - 21:52
Kylian Mbappe përballet me një tjetër shqetësim fizik, ndërsa Real Madridi rrezikon të mbetet pa shërbimet e yllit francez në ndeshjet e ardhshme.
Sulmi i Real Madridit mungoi në stërvitjen e fundit të Francës, para ndeshjes me Italinë në Ligën e Kombeve.
Ai qëndroi në palestër, ku mori trajtim nga stafi mjekësor dhe zhvilloi një program të veçantë pune.
Mungesa e tij ka ngritur shqetësime në kampin francez, pasi Mbappe është një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së Zinedine Zidane.
Megjithatë, në momentin e raportimeve nuk ishte konfirmuar një lëndim i ri, ndërsa gjendja e tij do të vlerësohej para ndeshjes.
Kjo situatë vjen pas problemeve fizike që sulmuesi kishte pasur edhe në grumbullimin e kaluar me Francën. /Zëri