Bajram Shala tregon se cilët lojtarë do t’i mungojnë Kosovës në nëntor, menaxheri flet edhe për prurjet e reja

Bajram Shala tregon se cilët lojtarë do t’i mungojnë Kosovës në nëntor, menaxheri flet edhe për prurjet e reja

Sport November 09, 2026 - 13:54

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i ka përmendur lojtarët që do t’i mungojnë Kosovës në ndeshjet me Izraelin e Irlandën në Ligën e Kombeve, ndonëse pritej të ishin pjesë e Dardanëve në këto dy sfida.

“Nga lista e publikuar do të mungojnë Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani, të cilët kanë pësuar lëndime gjatë fundjavës dhe për këtë arsye nuk kanë mundur t’i bashkohen ekipit.

“Lumbardh Dellova do t’i bashkohet Kombëtares, megjithatë gjatë ditëve në vijim stafi mjekësor do ta vlerësojë gjendjen e tij fizike për ta përcaktuar nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës. Ndërkohë në këtë grumbullim nuk janë përfshirë as Albian Hajdari e Vesel Demaku, për shkak të lëndimeve”, u shpreh Shala në konferencë për shtyp sot.

Ai foli edhe për prurjet e reja te Kosova.

“Për herë të parë Kombëtares sonë do t’i bashkohen tre futbollistë të rinj: Lindrin Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi. Sa i përket Enis Rexhepit, jemi ende në proces të kompletimit të dokumentacionit të tij pranë FIFA-s. Ndërsa për dy futbollistët tjerë situata është e qartë”, përfundoi Shala.