A po vjen Ibrahimoviqi te Kosova?, trajneri Franco Foda zbulon detaje
Sport
November 09, 2026 - 12:30
Arijon Ibrahimoviq nuk i ka thënë ende “po” Kosovës, e cila është duke e pritur tash e sa kohë.
Futbollisti shqiptar është pjesë e Kombëtares U-21 të Gjermanisë, ndërsa nuk e ka dhënë ende dritën jeshile për t’u bërë dardan.
E trajneri Franco Foda e ka sqaruar situatën e futbollistit kualitativ, të cilin Kosova shpreson ta ketë në dispozicion nga viti i ardhshëm.
“Zgjedhja i takon atij, kam biseduar disa herë me të, zgjedhja mbetet tek ai. Ibrahimoviqi nuk ka vendosur ende se për cilën Kombëtare do të luajë, për Kosovën apo për Gjermaninë. Shpresoj që ai ta përfaqësojë Kosovën. Çka është më e rëndësishmja, është se një lojtar që dëshiron të luajë për Kosovën, duhet ta zgjedhë me zemër, duhet të luajë me zemër”, u shpreh Foda.