Franco Foda flet për duelin e Kosovës me Izraelin dhe për Ligën B

Franco Foda flet për duelin e Kosovës me Izraelin dhe për Ligën B

Sport November 09, 2026 - 12:23

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për duelin e së shtunës ndaj Izraelit, të cilin Dardanët do ta luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjithashtu, trajneri gjerman në konferencën e sotme për shtyp foli edhe për synimet e Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

“Është me rendësi ta fitojmë ndeshjen me Izraelin, kemi pasur synim të qëndrojmë në Ligën B dhe duhet ta arrijmë këtë”, u shpreh Foda.

Kosova do ta mbyllë fazën e grupeve të Ligës së Kombeve të martën tjetër me ndeshjen ndaj Irlandës në udhëtim.