Vozinha shpallet kampion me Colo-Colon, titullin ua dedikon familjes dhe Kepit të Gjelbër
Sport
November 09, 2026 - 08:46
Portieri nga Kepi i Gjelbër, Vozinha, ka fituar trofeun e tij të parë me fanellën e Colo-Colos, pasi skuadra kiliane mposhti Nublensen me rezultat 2:1 dhe siguroi titullin e kampionit tri xhiro para fundit.
Arturo Vidal kaloi në epërsi Colo-Colon në minutën e 14-të, ndërsa Lucas Molina barazoi rezultatin.
Fitoren e madhe e vulosi Marcos Bolados në minutat shtesë, kurse Vozinha ishte vendimtar me një pritje fantastike në minutën e 97-të.
Colo-Colo siguroi titullin e 35-të në histori, duke arritur në 61 pikë, dhjetë më shumë se Universidad de Chile.
Pas ndeshjes, Vozinha deklaroi se trofeun ia dedikon familjes dhe vendlindjes së tij: “Ky titull është për familjen time dhe për të gjithë Kepin e Gjelbër”.