Portieri i Andorrës mendon t’i japë fund karrierës pas tragjedisë në fushë
Portieri i FC Andorrës, Jesús Owono, po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga futbolli profesionist, pas tragjedisë që ndodhi në ndeshjen ndaj Tenerifes, ku sulmuesi Jesús de Miguel humbi jetën pas një përplasjeje me të.
Ngjarja ndodhi më 2 nëntor, kur Owono doli për ta larguar topin dhe u përplas me sulmuesin 30-vjeçar.
Ky i fundit u dërgua në spital, por ndërroi jetë mëngjesin e ditës pasuese. Portieri mori karton të kuq gjatë ndeshjes.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, 25-vjeçari po kalon një periudhë shumë të rëndë psikologjike dhe po e ka të vështirë ta përballojë atë që ndodhi.
Ai po qëndron kryesisht pranë familjes, ndërsa po merr mbështetje nga specialistët e psikologjisë dhe nga klubi i tij.
Owono është i shqetësuar edhe për reagimin që mund ta presë nga tifozët në rikthimin e tij në fushë. Për momentin, e ardhmja e tij në futboll mbetet e pasigurt. /Zëri