Në zonën e rënies nga liga, Carrick refuzon largimin nga Manchester United
United po kalon një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit, por Michael Carrick nuk ka ndërmend të largohet nga posti i trajnerit.
Pas barazimit spektakolar 4-4 ndaj Aston Villas, tekniku anglez i ka përjashtuar kategorikisht mundësitë e dorëheqjes, pavarësisht se skuadra renditet në vendin e 18-të në Premier League.
I pyetur nga “Sky Sports” nëse po mendon të largohet, Carrick u përgjigj shkurt: “Nuk do të ndodhë”.
Ai e pranoi se rezultatet nuk kanë qenë në nivelin e duhur, pasi United ka regjistruar vetëm një fitore në 10 ndeshjet e para të kampionatit.
“E dini situatën, nuk kemi fituar mjaftueshëm ndeshje. Por synoj ta vazhdoj punën që kemi nisur, të përmirësojmë gabimet dhe të rikthehemi te fitoret”, deklaroi trajneri.
Carrick beson se skuadra ka potencial për ta përmbysur situatën dhe nuk mendon se United duhet ta konsiderojë veten në luftën për mbijetesë. Fitorja e vetme në kampionat erdhi në fund të gushtit, ndaj Ipswichit (5-2). /Zëri