Besfort Zeneli shpërthen në Ligën e Evropës, shënon dygolësh ndaj Celta Vigos [video]

Besfort Zeneli shpërthen në Ligën e Evropës, shënon dygolësh ndaj Celta Vigos [video]

Sport November 05, 2026 - 22:17

Royale Union SG ka arritur ta përmbysë epërsinë në përballjen ndaj Celta Vigos.

Më meritori ishte ish-ylli i Kosovës, Besfort Zeneli që i shënoi të dy golat.

Fillimisht, pas një harkimi të mrekullueshëm së Zorgane, Zeneli e pranoi topin dhe me një goditje të bukur e mposhti portierin vendas (35’).

Ndërsa, në fillimin e pjesës së dytë bashkëpunoi për mrekulli me Rodriguez për të shënuar një tjetër gol të bukur (49’).

Kësisoj, Zeneli po vazhdon me shkëlqimin te Royale Union ndërsa edhe është ftuar nga Suedia për dy ndeshjet e muajit nëntor. /telegrafi