Scaloni e lë të paprekur fanellën me numrin 10, Messi mbetet i pazëvendësueshëm
Përfaqësuesja e Argjentinës do t’i zhvillojë ndeshjet e nëntorit ndaj Uruguait dhe Kosta Rikës pa ia dhënë askujt fanellën legjendare me numrin 10.
Përzgjedhësi Lionel Scaloni ka vendosur që ky numër të mbetet i papërdorur, si një gjest simbolik për Lionel Messin.
Pas largimit të kapitenit nga kombëtarja, stafi teknik nuk dëshiron të nxitojë në përzgjedhjen e pasardhësit të tij.
Fanella që dikur e kishte veshur edhe Diego Maradona, ndërsa Messi e çoi në një tjetër nivel, do të mbetet përkohësisht e rezervuar.
Në mesin e emrave që mund ta trashëgojnë numrin 10 përmenden Nico Paz, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister dhe Franco Mastantuono.
Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret para rifillimit të kualifikimeve për Botërorin e ardhshëm.
Scaloni ka zgjedhur kështu një qasje të kujdesshme, duke mos ia vendosur menjëherë barrën e një numri kaq historik ndonjë lojtari të ri. /Zëri