Yamali në ndjekje të një rekordi të Mbappes, një gol e ndan nga historia

Yamali në ndjekje të një rekordi të Mbappes, një gol e ndan nga historia

Sport November 03, 2026 - 15:45

Lamine Yamal ka vendosur në shënjestër një tjetër arritje madhështore në karrierën e tij të re.

Talenti i Barcelonës dëshiron ta kalojë Kylian Mbappen në listën e golashënuesve më të mirë të Champions League para moshës 20-vjeçare.

Të dy yjet kanë realizuar nga 13 gola në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, ndërsa Yamali e arriti këtë shifër pas golit ndaj PSG-së.

Sipas “Marca”-s, futbollisti katalunas synon ta thyejë këtë barazi që në ndeshjen e radhës kundër Aston Villas.

Koha është në anën e tij, pasi Yamali nuk do t'i mbushë 20 vjet deri në korrik të vitit 2027. Kështu, ai ka ende një periudhë të konsiderueshme për ta zgjeruar rekordin.

Në këtë renditje, Erling Haaland është i treti me 10 gola, ndërsa Bellinghami, Kluiverti, Benzema dhe Rauli kanë nga gjashtë.

Yamali vjen në këtë sfidë pas një paraqitjeje fantastike ndaj Alavesit, ku shënoi dy gola dhe kontribuoi edhe në një tjetër gol të Barcelonës. /Zëri