Barcelona ia mbyll derën largimit të Gavit, mesfushori dëshiron të triumfojë në “Camp Nou”

Barcelona ia mbyll derën largimit të Gavit, mesfushori dëshiron të triumfojë në “Camp Nou”

Sport November 03, 2026 - 15:26

Barcelona nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Gavi, pavarësisht minutave të pakta që mesfushori po merr këtë sezon nën drejtimin e Hansi Flickut.

Sipas “Sport”, qëndrimi i klubit për të ardhmen e 22-vjeçarit është i qartë: ai nuk është në shitje dhe vazhdon të jetë pjesë e planeve afatgjata të skuadrës.

Edhe vetë futbollisti nuk dëshiron të largohet, duke mos pasur ndërmend të dëgjojë oferta gjatë afatit kalimtar të janarit ose verës së ardhshme.

Gavi nuk është i kënaqur me mungesën e hapësirave, por synimi i tij mbetet rikthimi në formacion dhe dëshmimi i vlerave te Barcelona.

Ai beson se gjatë një sezoni të gjatë do t’i jepen mundësitë për të fituar sërish rëndësi në skuadër.

Trajneri Hansi Flick vazhdon të llogarisë në të, ndërsa konkurrenca e madhe në mesfushë është arsyeja kryesore e minutave të kufizuara.

Edhe gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se Gavi nuk është në listën e lojtarëve që Barcelona synon t'i largojë. /Zëri