Daviesi e dëshironte transferimin te Real Madrid, por lëndimet ia ndryshuan karrierën

Daviesi e dëshironte transferimin te Real Madrid, por lëndimet ia ndryshuan karrierën

Sport November 02, 2026 - 08:34

Alphonso Davies kishte planifikuar largimin nga Bayern Munich në vitin 2024, me Real Madridin si destinacionin e preferuar.

Sipas Tuttomercatoweb, mbrojtësi kanadez kërkonte një pagë shumë të lartë, ndërsa klubi madrilen dukej i gatshëm t'ia plotësonte kërkesat financiare. Megjithatë, transferimi nuk u realizua dhe Daviesi vazhdoi aventurën në Munih.

Në dy sezonet e fundit 26-vjeçari është përballur me probleme të shumta fizike, të cilat e kanë kufizuar ndjeshëm aktivizimin e tij. Ai regjistroi vetëm 31 paraqitje në njërin sezon dhe 13 në tjetrin.

Pavarësisht vështirësive, Daviesi mbetet një prej futbollistëve më cilësorë në pozitën e tij. Ai ka zhvilluar 262 ndeshje me fanellën e Bayernit në shtatë vjet dhe ka kontratë me klubin gjerman deri më 30 qershor 2030. /Zëri